Lajme

Abdixhiku për sulmin me vezë ndaj Hotit: Po i tremb era shtet

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 22 February 2020

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë Avdullah Hotit, zëvendëskryemoinistrit të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se ata që e bënë këtë sulm po tremben nga koncepti i erës shtet, shkruan gazeta inFokus.

“Shteti, era shtet si akt e si koncept i tremb. Pa pushtet e me gjithë reformat që pritet të vijnë rend bëhen edhe më agresiv.Sulmi ndaj Zv.Kryeministrit Hoti është i trishtë – si mjet, si formë, si arsye. Argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e dhunë – me terma “tradhëtarë e shpihunë”! Është viti 2020”, shkruan Abdixhiku.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka thënë se përpjekjet e tilla do të dënohen nga secili me minimalisht dinjitet.

“Përpjekjet agresive për të ndaluar kthimin e Republikës në rrugë të mbarë e për të na izoluar e dërguar të gjithëve në theqafje – duhen të dënohen nga secili me minimalisht dinjitet”, shkrun ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera