Lajme

Abdixhiku për Rugovën: Një patriot i papërsëritshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 21 January 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varri ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në 16-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit, Abdixhiku tha se Rugova mbetet një patriot i papërsëritshëm.
“Kemi ardhur për të bërë nderime dhe kujtime për liderin e LDK-së për artin themeltar të shtetit të Republikës së Kosovës për presidentin historik Ibrahim Rugova.

Një njeri që ka shënuar epokë tjetër. Një njeri që ka prirë një popull të tërë nga dita e parë e aktivizimit të tij politik deri më 21 janar të vitit 2006 kur kjo lidhje siç e kujton secili qytetar u shpërfaq me një masë të jashtëzakonshme të njerëzve që i dhanë lamtumiren e tij të fundit në shesh dhe në Kuvend në një ditë të ftohë.

-Advertisement-

Ibrahim Rugova mbetet një patriot i papërsëritshëm, një njeri që dha jo vetëm udhërrëfimin e kohës por dha edhe vizion e ardhshëm të Kosovës, këtë vizion ne e kemi obligim ta shtrojmë dhe sot. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, tha i pari i LDK-së.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera