Lajme

Abdixhiku për ofertën e VV’së: Edhe sikur ta pranonte ekipi i LDK’së, unë do ta kundërshtoja me çka të mundja

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 15 January 2020

Lumir Abdixhiku nga LDK ka thënë se oferta e fundit e VV’së që të ngritet numri i ministrive në 14, është i papranueshëm.

Abdixhiku deklaron se edhe nëse ekipi negociator i LDK’së do ta pranonte këtë ofertë, ai vetë do ta kundërshtonte kategorikisht.

‘Ofertën e fundit të Vetëvendosjes  edhe po ta pranonte ekipi negociator i LDK’së, do ta kundërshtoja me cka të mundja. Me miligram nuk bëhet marrëveshja. Kemi tema më të ndijshme Kështu do të na duhej 6 muaj të thirrnim një mbledhje të Qeverisë’’, ka thënë ai në Debat Plus.

-Advertisement-

Tutje ai u pyet edhe për habinë e VV’së rreth marrjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

‘’S’ka befasi sepse Konjufca nuk ishte pjesë e takimeve. Nëse ti pajtohesh që unë të zgjedh i pari, cka qenka befasi këtu se cilën ministri e zgjedh. Për besim, Ku ishit qe dy vjet  e dy muaj që e bënim programin bashkë. Besoj që kjo ishte kalim në fushatë’’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera