Abdixhiku për Kurtin: Kosova sot s’ka kryeministër, por populist e paranojak

Autori: Gazeta inFokus
20:43 | 16 June 2022
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka adresuar akuza të ashpra ndaj qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Lideri i partisë opozitare ka thënë se Kosova sot s’ka kryeministër dhe as qeveri, por një populist dhe paranojak, i cili në politikat e tij vendimmarrëse frikësohet edhe nga vetja.
“Kosova sot s’ka qeveri dhe as kryeministër, ka disa populistë që në paranojën e tyre vendimmarrëse frikësohen edhe nga vetja… Në vend të politikave që përmirësojnë jetën tuaj, ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga demagogë që politikën dhe argumentet i përdorin si populizëm, që paranojën dhe paaftësinë e kanë si rezultat. Populizmi nuk sjell çmime të përballueshme për ju, nuk sjell vende të punës, as cilësi në shërbime dhe arsim dhe shëndetësi… Sot çmimet e produkteve bazike, të shportës tuaj konsumatore, kanë marrë goditjen më të madhe në gjithë historinë dy dekadash të Kosovës së lirë. Asnjëherë më parë, inflacioni i çmimeve nuk ka arritur 13% për një vit. Asnjëherë më parë, ju nuk keni paguar 2 euro për një litër naftë. Asnjëherë më parë, faturat e energjisë suaj, nuk janë shtrenjtuar 100% dhe atë jashtëligjshëm… Ky pushtet popullist ka vendosur të dënojë qytetarët tanë vetëm pse të njëjtit kanë preferenca politike të tjera”, ka thënë ai.
Në takimin e dytë regjional në Komunën e Vitisë, Abdixhiku para qytetarëve tha se LDK-ja ka nevojë të dëgjojë zërin qytetar.
“Pjesëmarrja jonë këtu është pjesë e angazhimit partiak për të zbritur partinë në bazë dhe ndërtuar urë komunikimi që sjellin LDK-së një program cilësor dhe modern. Ne kemi ndërtuar 28 ekipe tematike, kemi angazhuar profesionist për mbledhjen e problemeve tona shoqërore dhe pastaj të del me artikulim të qartë”, tha ai.
Ndërkohë të panelin e diskutimit për arsimit, aftësimin dhe punësimin foli, deputetja Hykmete Bajrami.
Ajo tha se për arsimin nevojitet qasje e gjithëpërfshirëse dhe reformë e mirëfilltë.
“Brenga kryesore sot është cilësia në arsim. Ka kaluar koha kur qeverisja matej me kilometra të asfaltit, sot duhet të kemi një qeverisje që të sjell cilësi në arsim. Pasi cilësia sjell më shumë drejtësi dhe zhvillim ekonomik, pra reforma është e domosdoshme”, tha ajo.
Ndërsa, deputeti, Besian Mustafa, tha se ndër qëllimet primare të programit të LDK-së është arsimi.
“Programin jemi duke e përditësuar dhe një prej qëllimeve primare të programit tonë është arsimi. Ne duhet të kemi një ndërlidhje mes studimit dhe punësimit të studentëve. Qëllimi është të kemi studentë dhe gjenerata që janë të punësuara dhe jo të kemi vetëm diploma pa punësim”, tha ai.
Ndërsa anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, tha se cilësia e arsimit të lartë duhet të rritet.
“Arsimi i lartë ka sfida, duke filluar nga zvogëlimi i numrit të studentëve, buxhetit për ndarjen në arsim, shkencë, pasi vetëm një për qind e buxhetit të Kosovës i dedikohet shkencës”, tha ajo.
Në kuadër të hartimit të programit politik, Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar takimet me qytetarë në regjionet e Kosovës.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...