Lajme

Abdixhiku pas takimit me Lajçak: Dialogu të mbyllet me njohje reciproke, nën kufijtë aktualë dhe sipas rendit kushtetues

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 16 September 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, LDK shtoi se i pari i partisë ia ka bërë të qartë sllovakut qëndrimin e LDK-së, e që është pro përfundimit të dialogut me njohje reciproke, kufijtë aktual dhe rregullin kushtetues.

Postimi i plotë.

-Advertisement-

Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajcak.

Temë e diskutimit ishte procesi i dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku e ritheksoi qëndrimin e LDK-së që dialogu të përfundojë me marrëveshje përfundimtare e cila do të qojë në njohjen e ndërsjelltë të të dy vendeve, duke respektuar kufijtë aktual dhe rregullin kushtetues, si dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera