Lajme

Abdixhiku: Opozita nuk është një, ne si LDK jemi kundër mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 17 October 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur kundër qëndrimit të dy partive të tjera të mëdha opozitare, PDK-së dhe AAK-së, që vendosën mos t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Abdixhiku ka thënë se nuk i pëlqen që termi “opozitë” t’i përfshijë të gjitha partitë opozitare, pasi tha se LDK ndryshon në disa pika me partitë tjera, shkruan Reporteri.net.

“Termin “opozitë” kategorikisht e kundërshtoj si terminologji politike përveç që është funksion në parlament, por si trup i përbashkët nuk është. Është diskurs shumë i natyrshëm në debatin publik në Kosovë ku opozita portretizohet si një, e nuk jemi një për besë. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, ne jemi parti të ndara, dhe në shumë hapa kemi edhe bindje krejtësisht të ndryshme”, tha ai në ATV.

-Advertisement-

“Pushtetit i konvenon ta portretizojë opozitën si një.”

Ai tha se mosvotimi i marrëveshjeve veçse i dëmton qytetarët e Kosovës, e nuk kontribuon në rrëzimin e qeverisë.

“Nuk dua të flas për partitë e tjera opozitare, as nuk dua t’i gjykoj në mënyrën se si i marrin vendimet, por dallojmë substancialisht në mënyrën e veprimit opozitar siç është edhe në parlament. LDK mban qëndrim bukur befasues mbi sjelljen e dy partive tjera opozitare për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Është gabim dhe me pasoja të mëdha për qytetarët e vendit.”

“Në qoftë se besojmë se kjo qeveri duhet të përfundojë, unë po ju garantoj se me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare nuk do të ndërpritet mandati i qeverisë. Ne do t’i dënojmë qytetarët e Kosovës me një sjellje të tillë”, deklaroi Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera