Lajme

Abdixhiku nga “Turneu i ndryshimit”: Me mua në pushtet koeficienti bëhet nga 110 në 150 në javën e parë të qeverisjes

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 07 November 2024

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në tubimin e sotëm në Prishtinë ku edhe nisë fushata e kësaj partie ka bërë një premtim të madh.

Ai ka thënë se që në javën e parë të qeverisjes së tij do të rrisë koeficientin për rritjen e pagës nga 110 në 150, shkruan Gazeta Infokus.

“Aty ku ata kanë vështruar rritjen e çmimeve e sfidën e përballueshmërisë ne kemi ofruar paga të larta e të ardhura me dinjitet. Koeficienti 150 që në javën e parë që të qeverisë së re. Për shërbyesit civilë është zotimi ynë i parë. Është vendimi ynë i parë. Një javë 150”, tha Abdixhiku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera