Lajme

Abdixhiku nga Stublla: Për Rugovën kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 21 September 2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes shkoi në Stubëll kur mori pjesë në manifestimin ‘Takimet e Dom Mikelit’.

-Advertisement-

Ai tha se në këtë manifestim mes personaliteteve të shquara vendore, shqiptare e ndërkombëtare, u nderua figura e Presidentit Rugova në 80-vjetorin e lindjes së tij.

“Stublla shquhet për një traditë të begatshme në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore e të arsimit shqip, fillimet e së cilit, siç thonë historianët, janë të para vitit 1905-s, kur u legalizua Shkolla e Parë Shqipe me mësues, priftin e patriotin, Dom Mikel Tarabulluzin. Për mua dhe LDK-në, Stublla me shkollën e saj, me Muzeun e Shkollës së parë, me historinë e Martirëve të Karadakut të shekullit XIX, me këtë manifestim kaq të bukur, me një mërgatë të shkëlqyeshme dhe me vlera tjera që ngërthen, përbën një vlerë specifike për tërë Kosovën tonë”, shkroi Abdixhiku.

Prandaj, tha Abdixhiku, tha se ishin të nderuar që këtë vit ky manifestim shënohej rreth Ibrahim Rugovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera