Lajme

Abdixhiku nga Shtimja: Mbështetja për LDK-në u dyfishua

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 25 September 2022

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime mbajti sot Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, ku me shumicë votash delegatët e këtij kuvendi zgjodhën për kryetar të Degës, Jetulla Rexhajn.

Në kuvend i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku tha se dega e në Shtime është adresa e radhës e festës së demokracisë në LDK.

-Advertisement-

“LDK është themeluese e demokracisë dhe e shtetit, dhe natyrshëm është edhe kujdestare e të dyjave”, ka thënë Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

“Kështu të bashkuar në ide e vizion të përbashkët, lidhja jonë, përveçse është siguri drejt fitoreve të reja, është edhe vetë siguria për zhvillimin e Kosovës. Ne, bashkë dhe me arsye po rritemi. Bashkë dhe me arsye mbështetja për LDK-në u dyfishua”, shtoi Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera