Lajme

Abdixhiku: Nëse Kurti di të merret vetëm me Serbinë, po ia bëjmë një Ministri vetëm për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 21 March 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse Kurti dëshiron kaq shumë të merret me diaologun me Serbinë atëherë le të bëhet ministër duke u formuar një “ministri për Serbinë”.

Ai në  T7, tha se as këtë detyrë nuk do t’ia bsonte Kurtit.

“Nëse thonë kështu ata votuesit racionalë, atëherë po e bëjmë një ministri të merret me Serbinë, jo të marrë pozitën e kryeministrit le të merret me Serbinë, jo me fatin e gjithë shqiptarëve të Kosovës”, tha Abdixhiku teksa përmendi emigrimin e qytetarëve nga Kosova.

-Advertisement-

“Unë nuk ia kisha besu këtë, por nëse është qefi i tij le të jetë ministër”.

“Ne fakt është e vërtetë që tri vitet e fundit është temë Serbia”, ka thënë Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera