Lajme

Abdixhiku në Pentagon, kërkon anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në NATO

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 17 November 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij zyrtare në ShBA, është pritur në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Në Pentagon, Abdixhiku ka zhvilluar takim me Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz.

Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë takim, Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Departamentit të Mbrojtjes për kontributin e dhënë për Kosovën në të gjitha etapat historike.

-Advertisement-

Në veçanti, Abdixhiku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Departamenti Amerikan i Mbrojtjes jep ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës.

“Në Pentagon, kryetari Abdixhiku kërkoi mbështetje të mëtutjeshme të ShBA-ve për realizimin e aspiratës historike të popullit të Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO. Në këtë takim u shtruan dhe kërkesat e pikëpamjet e LDK-së për ‘Kartën për Partneritet Strategjik mes ShBA-ve dhe Kosovës sikurse shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë të përhershme amerikane në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Pas vizitës në Departamentin Amerikan të Shtetit, takimeve në Senat e Kongres, takimi në Pentagon përbën një ndër pritjet më të rëndësishme të vizitës zyrtare të kryetarit Abdixhiku në ShBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera