Lajme

Abdixhiku: Në aneks-marrëveshjen nuk ka obligime për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 21 March 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka folur për aneksin e propozimit evropian për dialogun, për të cilin u dakorduan kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Ohër, të shtunën.

Në Rubikon, ai ka deklaruar se Serbisë nuk i kërkohen obligime.

“Kjo marrëveshje jep dy gjëra, e para i kërkon Serbisë normalizimin me Kosovën, por pa njohje. E dyta, i kërkon Kosovës disa obligime”.

-Advertisement-

“Në këtë marrëveshje apo aneks-marrëveshje nuk ka obligime për Serbinë. Më thoni nga pikat që janë në aneks, çfarë obligime ka Serbia? Obligimet për Serbinë nuk janë të detajuara”, ka thënë Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera