Lajme

Abdixhiku: Ndjej keqardhje për ndryshimin e Kurtit, çfarë fati i trishtueshëm politik

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 23 March 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se ndjen keqardhje për ndryshimin e pozicionit të kryeministrit, Albin Kurti.

“Për pozicionin ndryshues të Kurtit unë ndjej sinqerisht keqardhje, çfarë fati i trishtueshëm politik”, u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku, në seancën raportuese të Kurtit për marrëveshjen në Ohër, thotë se fjalët e deputetëve në Kuvend kanë humbur peshë pasi nuk merren parasysh nga kryeministri.

“Raportimet e kurtit në kuvend kanë humbur esencën pasi ose bëhen kur ka përfunduar gjithçka ose partitë politike dhe deputetët mbesin në terr informativ ose edhe më rëndë humbasin peshën e fjalëve pasi çdo gjë që thuhet këtu zhbëhet në një takim të radhës në Bruksel, ose në një paraqitje televizive”.

“Ndër tjerash, të gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti për themelimin e Asociacionit të bëra publike në seancën e 2 shkurtit, u zhbën në marrëveshjen e 27 shkurtit dhe përfundimisht në aneks marrëveshjen e Ohrit. Ato nuk ishin as pjesë tekstuale në aneksin e  marrëveshjes”.

“Mbi këtë proces dialogues që kërkonte njohje de-jure, marrëveshje finale, kompensim dëmesh e rishikim të marrëveshjeve të kaluara – kanë humbur” tha Abdixhiku.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Etiketa:
Shumë pak ditë deri në fundin e muajit Prill: Çka ka rëndësi kjo kaq shumë?

Të tjera