Lajme

Abdixhiku: Muzika e Armend Rexhepagiqit kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 21 July 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Prishtina ishte e gjallë dhe e mbushur me gëzim mbrëmë, ku në sheshin “Adem Jashari”, ka performuar artisti i njohur Armend Rexhepagiqi.

Lavdata ai pati edhe për artistin Rexhepagiqi.

“Ka diçka shumë të veçantë në muzikën e tij. Ajo është një kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime. Dhe kujtime kishim mbrëmë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Prishtina ishte më ndryshe mbrëmë. Në Festivalin e Gastronomisë performonte mjeshtri i muzikës, Armend Rexhepagiqi. 🙌

Kaq mjafton për të qenë një mbrëmje e mirë.

Ka diçka shumë të veçantë në muzikën e tij. Ajo është një kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime. Dhe kujtime kishim mbrëmë.

Prishtina ishte e gjallë dhe mbushur me gëzim. Siç di të jetë gjithëherë. Këtë gjallëri e këtë gëzim  së bashku me Albinën e Përparimin e ndamë me plot miq mbrëmë në Prishtinë. 🎶🎤

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera