Lajme

Abdixhiku: Mjekët refuzuan pacientët me kancer shkaku i grevës

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 13 December 2019

Bojkotimi i punës për 7 orësh nga mjeket në Kosovës ka kaluar kufijtë.

Kështu ka deklaruar deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në llogarinë e tij në facbook, shkruan Gazeta inFokus.
Sipas tij mjeket sot kanë kthyer mbrapshtë edhe persona të sëmur më kanceri.

“Hallegjinjë me sëmundje kanceri, refuzohen për kimioterapi. Në ftohtësinë më të madhe njerëzore, kthehen mbrapshtë si mall. Arsye u thonë është greva. Ec e shpjegoja dikujt që përballet me jetë arsyet e tua për grevë” ka shkruar Abdixhikiu.

-Advertisement-

Sipas tij në asnjë vend normal greva nuk prekë rastet e jetës, sepse greva s’mund të mundë njerëzoren.

Sipas deputetit të zgjedhur të LDK’së, mjekët kanë të drejtë të protestojnë pasi që i kanë mashtruar për një vit radhazi, por jo në këtë mënyre.

“Keni çdo të drejtë të mbani inat; keni të drejtë të protestoni. Ju kanë mashtruar. Kanë luajtur me dinjitetin tuaj për një vit rresht. Ju kanë dhënë një ligj të padrejtë, të rrëzueshëm – e tash, mu atëherë kur u duhet destabilitet, ju përdorin si mjet. Por adresën e mllefit e keni gabim. Më së paku në këtë adresë i gjeni pacientët me kancer; të cilët juve ju shohin si heronj të fundit, e ato barna që i presin me javë rend si shpresë për më shumë jetë. E di këtë punë vet. Kam kaluar nëpër koridoret e tilla me familjarë më shpesh se ç’mund të kisha imagjinuar ndonjëherë”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që grevat në Kosovë kanë filluar pasi që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin për Paga deri me 30 mars 2020.

Kështu deri atëherë punëtoret e sektorit publik nuk do të marrin pagat më rritje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera