Lajme

Abdixhiku: Mbretëresha Elizabeth ishte një shtyllë për botën perëndimore

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 08 September 2022

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pak minuta pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Ai në Twitter ka shkruar se LDK-ja i bashkohet popullit britanez në zinë e tyre, teksa ka shtuar se mbretëresha ishte një frymëzim për botën perendimore.

“LDK-ja dhe unë bashkohemi me popullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe në mbarë Komonuelthin Britanik në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha ishte një frymëzim dhe një shtyllë për botën perëndimore; duke shërbyer me guxim dhe dhembshuri. Lutjet tona janë me Familjen Mbretërore”, shkruan ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera