Lajme

Abdixhiku: Mbështetja e Gjermanisë ndaj Kosovës është jetike në proceset tona

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 13 May 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara.

Këto komente Abdixhiku i bëri pas takimit me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera