Lajme

Abdixhiku mbështet vendimin e Prishtinës për doracakët: Mbroni fëmijët nga eksperimentet e pushtetit

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 14 November 2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përkrahur vendimin e drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriut që të ndalojë përdorimin e doracakëve për “edukatë seksuale dhe shëndet riprodhues” në shkollat e Prishtinës.

Abdixhiku u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që të ndalojë përdorimin e këtyre materialeve nëpër shkolla, teksa ka shtuar se kështu mbrohen fëmijët nga eksperimentet e pushtetit.

“Të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre, dhe kështu të mbrojnë fëmijët tanë nga eksperimentet e pushtetit”, ka shkruar Abdixhiku.

-Advertisement-

“Me LDK-në, pas 9 shkurtit, do ta kthejme dinjitetin e mesimdhenesve dhe vet institucionit arsimor. Shkollat do të jemë një vend ku femijët tanë do të jenë të sigurtë, të dijsh e të zhvilluar”, ka shkruar ai.

Prishtina ua ndalon shkollave përdorimin e doracakëve për “Edukimin Se*sual”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera