Lajme

Abdixhiku: Le të bëhemi bashkë – më 9 shkurt, le të ringritemi si një

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 16 August 2024

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i ka ftuar simpatizantët e partisë së tij që më 9 shkurt të bëhen bashkë “për t’u ngritur si një”.

“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë!  Më 9 shkurt, le të ringritemi si një”, shkroi ai në Facebook.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 9 shkurt të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

-Advertisement-

Me anë të dekretit, e para e shtetit e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kuvendin e Kosovës.

Presidenca thotë se kjo është njdatë optimale që balancon preferencat e të gjitha palëve të përfshira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera