Lajme

Abdixhiku: LDK nuk ka ndonjë vendim për kandidatin e mundshëm për kryetar të Prishtinës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 13 July 2017

Në një intervistë dhënë për Telegrafin, deputeti i ardhshëm i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk ka ndonjë vendim nga ana e LDK-së se kush do të kandidojë për kryetar komune në Prishtinë.

Sipas tij, LDK ende nuk ka marr asnjë vendim për kandidatët e mundshëm në komunat e Kosovës.

I pyetur se a mund të jetë Abdixhiku, kandidati i mundshëm për kryetar të Prishtinës tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar.

-Advertisement-

Gjatë intervistës ai tregoi se në zgjedhjet e 11 qershorit ka marrë rezultat të mirë nga vendlindja e tij, Prishtina.

“Kam marr një rezultat të pranueshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi brezi i ri ka shfaqur një sinjal të parë që gjërat do të ecin mbarë. Diku 29 mijë vota mora në gjithë Kosovën, pra ka qenë një votë e shtrirë. Prej analizave, vendlindja ime, Prishtina, më ka dhënë përkrahjen më të madhe – 1/3 e votave”, ka thënë ai.

Abdixhiku po ashtu tha se rreth 2/3 e grupit të parlamentar të LDK-së, është një përfaqësim i brezit të ri.

“Nuk kemi qenë pjesë e strukturave por pjesë e shtyrë nga strukturat. Ka të bëjë me një bashkërenditje të brezave. Është një ndërrim gjenerate në përgjithësi në strukturat politike” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera