Lajme

Abdixhiku: LDK do të vazhdojë punën në rrugën e rigjetur

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 15 November 2021

Pas rezultateve të raundit të dytë në zgjedhjet lokale 2021, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shkruna Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku i uroj kryetarët e komunave nga LDK-ja, por gjithashtu ju uroi punë të mbarë edhe kryetarëve nga partitë tjera.

LDK-ja në këto zgjedhje fitoi në tetë komuna, por fitoren në Prishtinë ai e cilësoi si arritje mjaft të madhe.

“Fitorja në 8 komuna me Kryeqytet, i mbi 170 mijë votave për asamble është arritje e madhe, jashtëzakonisht e madhe nga ku jemi nisur. Për këtë mburremi të gjithë. Për këtë ndihemi të përmbushur të gjithë”, tha kryetari i LDK-së.

Ai po ashtu falënderoi të gjithë aktivistet e partisë që ai drejton për mbështetjen që i dhanë në këto zgjedhje./Gazeta Infokus/

Të tjera