Lajme

Abdixhiku, Kurtit: Nga ndërrimi i kostumit prej opozitës në pushtet, po ju duket që gjendja ka ndryshuar në vend

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 30 June 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixiku i është drejtuar pushtetit duke i thënë Kryeministri Kurti duhet ta kuptojë gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.

Abdixhiku gjithashtu tha se ndrrimi i kostumeve nga opozita në pushtet, e ka bërë të mendojnë se gjendja në vend ka ndryshuar, por që e vërteta sipas tij është krejtësisht ndryshe, e se Kosova nuk ka zhvillim ekonomik.

“Interesimet e pushtetit ndaj meje po bëhen më të shpeshta. Kur s’jom në seancë po më kërkoni, kur jam jashtë po më fotografoni, e tash mire keni fillu edhe me me lexu, por është mirë me i kuptu ato lexime, por nuk po i kuptoni. Gjënë e parë që duhet ta bëni Kryeministër është ta kuptoni saktë gjendjen në Kosovë. Ndërrimi i kostumeve tuaja prej opozitës në pushtet ju bën të mendoni se gjendja ka ndërruar në vend, por e vërteta është krejt ndryshe. Nuk keni zhvillim ekonomik dhe nuk jeni në gjendje të ndërmerrni asnjë masë që deshmon se ka ndryshim të zhvillimit ekonomik në Kosovë”, tha kryetari i LDK-së.

-Advertisement-

“Inflacioni është 13 përqind, Albin. Që ta kuptojnë gjithë, ky inflacion s’vjen prej Albinit, po vjen prej luftës së Putinit, por çështja s’është çka bën Putini, por Albini. Me 13 përqind inflacion, ato 200 mijë euro kursime sot bëjnë 170 mijë, 50 mijë eurot e baxhanakut tash bëjnë 40 mijë euro. Por, problemin e kam për ata njerëz që janë në kufirin e mbijetesës”.

I pari i LDK-së i është drejtuar Kurtit edhe për rritjen e çmimeve, gjë që sipas tij prekë më së shumti familjet që janë në gjendje të rëndë financiare.

“Është bërë rritja e çmimit bukës, miellit, vajit, vezës, patatet, domatet, ka rritur edhe çmimin e rrymës dhe naftën gati dyfish, Albin. Prej kujt po i merrni këto të hyra që thoni janë rritur, prej Kinës? Prej njerëzve tanë”, tha mes tjerash Abdixhiku.

Ai gjithashtu ka përmendur propozimin për reduktimin e akcizës dhe TVSH-së, ku ka thënë se ky propozim i LDK-së nuk merret parasysh nga Qeveria pasi kanë inat me propozuesin.

“Tani unë e kuptoj që ju keni inat me propozuesin, e jo me propozimin. Ky është problemi juaj, Albin. Sepse kur ke qenë në vendin tim po këtë propozim keni dhënë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera