Lajme

Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 23 March 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili të enjten gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës tha se ‘LDK-në e ka marrë lumi Vjosa’.

Abdixhiku iu përgjigj Kurtit se LDK-ja është lumë i fuqishëm që rrjedh pa u ndalur, përcjell klankosova.tv.

”LDK-ja është lumë i fuqishëm, lumë që rrjedh që nuk ngrihet, e as nuk shkrihet as nuk bëhet borë, e që këtë [Albin] Kurti dëshiron ta ndalë dhe të bëhet digë e këtij lumi, por fatkeqësisht për LDK-në ai nuk është digë dhe as nuk dinë të ndërtojë diga. Ai në rastin më të mirë din të ndërtojë një urë në Istog një metër e gjysmë”.

-Advertisement-

”Përndryshe lumi i LDK-së do të rrjedhë shumë gjatë, ka rrjedh edhe 33 vjet e do të vazhdoj gjatë, shumë fuqishëm , pastër më ide të kohës, dhe me njerëz që e duan këtë vend që nuk janë popullsitë që nuk bëjnë cirk”, ka deklaruar Abdixhiku, në televizionin Dukagjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera