Lajme

Abdixhiku, Kurtit: “Jashari të tha vëlla sepse s’po mund të flasin me ty si kryeministër”

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 15 September 2022

Kryeministri është dorëzuar, konstatoi Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas fjalimit të kryeministrit rreth çështjes së grevës dhe pakove qeveritare për përballje me inflacionin.

“Pra, kuptova që Albin Kurti është dorëzuar, sepse nuk u besonte as masave të veta që ka propozuar”, e nisi fillimisht replikën Abdixhiku.

Si një kopshtar në luftë, e cilësoi Abdixhiku, Kurtin. “Që kur gjërat janë qetë merr zemër, e kur gjërat janë keq bëhet prap kopshtar”.

-Advertisement-

“Listoi masa, foli për rritje ekonomik, për pako ndaj rritjes së çmimeve, por në anën tjetër kemi 20% përqind inflaicon; foli për energji, në mes të verës kemi qenë pa rrymë, vetëm 9% të investimeve kapitale të realizuara; foli për arsim, e ne kemi greva”.

“A po e kupton që masat e tij nuk kanë efekt”, pyeti Abdixhiku.

“I ka krijuar vetes realitete paralele”, tha kreu i LDK-së referuar të dhënave të rikapitulluara nga Kurti rreth masave që ka marrë ndërmarr qeveria.

“Ajo që u kuptua në këtë seancë”, sipas Abdixhikut, “është se ka tendenca që kjo qeveri të disciplinojë mesimdhënësit”.

“T’i thyejë mësimdhënësit lëshoi ofendime individuale”, theksoi ai.

Referuar aludimeve linçuese ndaj kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharit, Abdixhiku ia rikujtoi se “në secilën tryezë i ke afruar sindikatat”.

“E talle njeriun sepse të ka thënë vëlla. Të ka thënë vëlla sepse s’po mund të flasin me ty si kryeministër. Po dëshiron ta nënçmosh sepse po të drejtohet në hall, për hallin që e kanë”, u shpreh Lumir Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se qeveria duhet të jetë e vetëdijshme se një e pesta e pasurisë së qytetarëve “është zhvleftësuar” si pasojë e inflacionit në vend.

“700 milionë euro i ke të bllokuara në buxhet, dhe refuzon t’ua rritësh rrogat? Nuk keni arsye”.

Në lidhje me këtë ngërç, Abdixhiku e pati edhe një vlerësim.

“Ka vetëm insistim për krizë, ky [kryeministri] dëshironë krizë, krizën dhe polarizimin po e ushqen”.

Replikën e tij ndaj kryeministrit, Abdixhiku e përfundoi me “ju lutem mos i dënoni financiarish”.

“Mos i sillni para thyerjes”, konkludoi në formë kërkese Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera