Lajme

Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 24 April 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bënë homazhe pranë lapidarit të Ismet Rracin në Klinë në 23 vjetorin e vrasjes. Abdixhiku tha se Rraci, ish kryetar i Klinës u vra gjatë shkuarjes në punë, ndërsa vrasësit edhe sot janë të lirë.

“Në Klinë, në 23 vjetorin e vrasjes, nderuam dhe kujtuam patriotin e madh Ismet Rracin. Më 24 prill të vitit 2001, familja Rraci humbi më të dashurin e tyre; LDK një veprimtar të pashoq të orëve të rënda; Klina një kryetar komune të zgjedhur me votë demokratike; e Kosova një atdhetar të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci”, ka shkruar Abdixhiku.

Trashëgimia politike e Ismet Rracit, sipas tij, vazhdon të jetojë brenda Lidhjes. “Atë e gjejmë sot më së miri tek tani kryetari i degës sonë në Klinë, Albani, i biri i tij”, shkruan më tej Abdixhiku.

-Advertisement-

Kujtojmë se Ismet Rraci ishte themelues i Degës së LDK-së në Klinë, ndërsa pas përfundimit të luftës, siç e përshkruan Abdixhiku, ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Klinës. “Gjatë shkuarjes së përditshme për në punë, pranë hyrjes së banesës së tij, ishte vrarë më 24 prill të vitit 2001. Vrasësit ende janë në liri”, ka deklaruar kryetari i LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera