Abdixhiku kritikon Kurtin për mungesë transparence për sa i përket dialogut

Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 13 February 2023
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë transparece.
Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për çështjen e dialogut, ku Kurti tregoi edhe për përmbajtjen e planit franko-gjerman.
“Gjatë dy javëve të fundit, kryesisht përmes deklarimeve jashtë rendit të ditës, LDK-ja ka provuar të kuptojë më shumë rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Mungesa e raportimeve të rregullta të kryeministrit para shkuarjeve në Bruksel dhe pas raundeve dialoguese atje, është bërë jo vetëm praktikë e paprecedentë, por edhe refuzim i institucionit më të lartë të vendit, si pjesë e një sjellje të mbyllur, arrogante dhe kryesisht të papërgjegjshme të qeverisë”, ka thënë Abdixhiku.
“Ndonëse e normuar me rezolutë, sponzorizues i së cilës rezolutë gjendet në një tjetër karrige sot, raportimi i kryeministrit në Kuvend, na ndodh sot për herë të parë, besoni ose jo dhe të vetme në dy vite udhëheqje të tij. Kaq pak transparencë, e kaq shumë shpërfillje ndaj përfaqësuesëve të popullit – pozitë e opozitë pa dallim nuk ka mundur të tregojë askush, asnjëherë”, ka deklaruar ai.

Të tjera
-
Rexhepi: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje
Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi, sot para mediave ka thënë se ...
-
Time Kadrijaj: S’ka ndryshim qëndrimi, Vetëvendosje të ndryshojë kandidatin e qasjen e saj
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se partia e saj edhe në seancën e sotm...
-
Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim
Pjesëtari i policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, ka reaguar pasi autoritetet s...
-
Ulqin: Një 19-vjeçar vdes pas një aksidenti tragjik në punë
Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur dje pas një aksidenti tragjik ...
-
Policia shqiptoi 1326 gjoba në trafik për 24 orë
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik. ...
-
Një zyrtar policor në Mitrovicë raporton se është kërcënuar me mesazhe në gjuhën serbe
Një zyrtar policor në Mitrovicë të jugut ka raportuar në polici se në rrjetet...
-
Arrestohet një person në Merdare
Është arrestuar një person në vendkalimin kufitar në Merdare. Të njëjtit p...
-
Kanoset zyrtari policor- Arrestohen dy persona në Mitrovicë
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të jugut, pasi të njëjtit kanë kanosur...
-
Haziri: LDK s’e voton kandidatin e VV-së për kryetar Kuvendi edhe nëse ndërrohet emri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se ndër...
-
Një burrë në Suharekë rra*hu vajzën dhe gruan, policia ia gjen një pu*shkë në vendngjarje
Një burrë në Suharekë është shoqëruar në polici pasi vajza e tij ka raportuar...
-
Babai njofton policinë për zhdukjen e vajzës në Shtime
Një burrë ka njoftuar policinë në Shtime se vajza e tij është zhdukur. E n...
-
Konstituimi i Kuvendit- Rrugës për dështimin e 21-të
Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të diel do të mblidhen në përp...