Abdixhiku: Kosova po kalon një periudhë të rëndë, ne kemi një plan

Autori: Gazeta inFokus
20:33 | 19 October 2022
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Obiliq për të takuar qytetarë të kësaj komune. Ai ka thënë se ka dëgjuar brengat, përballjet e hallet e qytetarëve.
Sipas Abdixhikut, Kosova po kalon një periudhë të rëndë ekonomike, e karakterizuar nga çmimet e larta, pagat e ulëta, furnizimi energjetik, mungesa e investimeve kapitale, rrënimi shëndetësor, kriza në arsim e ikja e të rinjve.
“Ciklin e takimeve me qytetarë e vazhduam sot në Obiliq. Aty, me bashkëpunëtorë, dëgjuam brengat, përballjet e hallet e qytetarëve tanë. Zëri i tyre po bëhet platformë e veprimit tonë politik. Kjo është lidhja që e kemi kërkuar gjithnjë. Kosova po kalon nëpër një periudhë të rëndë ekonomike e shoqërore. Çmimet e larta, pagat e ulëta, furnizimi energjetik, mungesa e investimeve kapitale, rrënimi shëndetësor, kriza në arsim e ikja e të rinjëve janë brengat e shprehura në çdo takim. Qytetarët tanë janë ngopur me arsyetimet mbi të shkuarën, siç po lodhen me polarizimin e skajshëm shoqëror që po u servohet në vazhdimësi. Kjo nuk është Kosova që e kanë kërkuar si ndryshim”, ka shkruar ai.
Kryetari i LDK-së ka thënë se shoqëria në Kosovë duhet të ec përpara me hapa të shpejt zhvillimor.
“Shoqëria jonë meriton hapa të shpejtë zhvillimor drejt së ardhmes që kjo gjeneratë politike duhet ta krijojë. Ky është qëllimi ynë. Ne kemi një plan; kemi dhe ekip të denjë e të përgjegjshëm për të dërguar Republikën në drejtimin e synuar gjithherë. Për të bërë këtë rrugëtim, do të flasim, do të takojmë, e do të punojmë në çdo fshat e çdo qytet të vendit tonë. Do të jemi zë i qytetarëve tanë sot, për të qenë ndryshues të vërtetë nesër. LDK ju dëgjon”, ka shkruar në fund Abdixhiku.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Era do të fry...
-
17 të lënduar nga sul*met iraniane ndaj Izraelit
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se Ira...
-
Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, pasi Izraeli ndërmori sulme ndaj objekteve...
-
Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur
Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benja...
-
AGK: E mirëpresim aktakuzën ndaj Simiqit dhe personit që sul*moi gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzë...
-
Ushtria izraelite: Më pak se 100 raketa u lëshuan nga Irani
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se më pak se 100 raketa balistike ...
-
Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflit...
-
Nesër në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Komuna e Drenasit, nën patronatin e kryetarit, Ramiz Lladrovci, organizon nes...
-
Ish-ambasadori izraelit në SHBA: Sul*met e Iranit po dridhin ndërtesat në Izrael
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë tronditur ndërtesat në Izrael, sipas ish-amb...
-
Su*lmi i Iranit ndaj Izraelit, deri tani nuk raportohet për të lënduar nga sulmet në Tel Aviv
Sulmet iraniane kanë rënë në një zonë brenda rajonit të Tel Avivit, por deri ...
-
Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore
Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketav...
-
Kurti viziton familjen ish-policit Arbnor Spahiu, premton angazhim maksimal për lirimin e tij
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e ish-...