Lajme

Abdixhiku: Kosova e sanksionuar është në pozicion vajtues

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 19 September 2023

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova aktualisht është në një gjendje jo të mirë dhe e sanksionuar nga aleatët.

Sipas tij, vitin e ardhshëm, Kosova do të jetë edhe në pozitë më të vështirë.

“Një vend i sanksionuar nuk është në pozicion të mirë, që ka komunikim me ndërmjetësues vetëm përmes konferencave, është në pozicion vajtues”, tha Abdixhiku në Klan Kosova, duke folur për procesin e dialogut në Bruksel.

-Advertisement-

Abdixhiku tha se “kundërshtarët e LDK-së janë të mirë vetëm në krizë, në sharje, dhe në polarizim”.

“Mendoj që në këto tri vitet e fundit mjaftë kemi pasur krizë”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, “Rruga e Re”, ‘i adreson krizat thelbësore në të cilat është Kosova dhe në thelb e bën kapërcimin nga temat e thata siç janë ato, në projekte konkrete për çfarë qytetarët tanë kanë nevojë”.

Ai ka treguar se për këtë program janë angazhuar rreth 200 ekspertë, derisa duke folur për zotimet në fushën e mbrojtjes, Abdixhiku ka thënë se për këtë çështje ka pasur takime me mbi 20 gjeneralë, oficerë e njerëz të ushtrisë.

“Për çështjen e mbrojtjes, unë kam pas takim me mbi 20 gjeneralë, oficerë e njerëz të ushtrisë, sepse tema ime e mbrojtjes nuk është shumë familjare, por më është dashur të kuptojë qartë edhe vizionin e tyre por edhe idetë që unë i kam si orientim t’i shtroj te ta dhe më pas kam nisur ciklin e takimeve”, ka deklaruar Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera