Lajme

Abdixhiku: I trishtuar me aktin makabër në Deçan, organet të veprojnë shpejtë

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 26 November 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmit në Deçan ku mbetën të vrarë tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Abdixhiku tha se ky është më shumë se krim, teksa u bëri thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë.

“Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kujtojmë se pas një sulmi me armë në Deçan, të vdekur kanë mbetur tre persona, dy nxënës të moshës 17 dhe 19 vjeç dhe shoferi i autobusit dhe një nxënës i plagosur që është jashtë rrezikut për jetë.

Të tjera