Lajme

Abdixhiku i reagon ministrit Murati: Çmimet nuk janë normalizuar, po vazhdojnë të rriten

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 22 May 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që sipas tij paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin ishte disa muaj më parë.


Këtë deklarim të ministrit Murati e quan të pavërtetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili thotë se çmimet nuk po normalizohen por po vazhdojnë të rriten.

-Advertisement-

“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje tjetër mashtrimi.

Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera