Abdixhiku i ashpër ndaj Qeverisë, i kërkon të blejë rrymë qysh tash në Evropë për ta përballuar dimrin
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/08/lumir-abdixhiku-600x360-11.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:46 | 14 August 2022
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë lidhur me mungesën e planeve për përballimin e dimrit, i cili është paralajmëruar të jetë ndër më të vëshitrët ndonjëherë. Numri një i LDK-së thotë se qeveria nuk ka marrë masa të ndihmojë familjet që janë goditur nga inflacioni, duke mos lehtësuar çmimet e drunjëve dhe peletit, teksa shton se në shtator do të duhej të ishte e gatshme një pako e re fiskale.
Abdixhiku në statusin e tij në Facebook thotë se qeveria vetëm po vëzhgon gjendjen në të cilin gjendet vendi. Ai cek edhe një deklaratë të Kurtit ku thoshte se rryma nuk “ruhet në frigorifer”. Abdixhiku thotë se shteti duhet të paraprijë krizës energjietike me marrëveshje të parakohshme me vende tjera për import të rrymës.
“Dimri i këtij viti do të jetë më i rëndi që Kosova ka përjetuar ndonjëherë. Reduktimet e energjisë dhe faturat e shtrenjta do të godisin secilën familje kosovare e secilin biznes – prodhues, tregtar e shërbyes pa dallim. Kjo krizë e re, nuk buron në Kosovë, por përballueshmëria e saj varet vetëm nga politikat e Qeverisë së Kosovës – e cila, ndonëse e paralajmëruar me kohë, vazhdon me kokëfortësi vetëm të vëzhgojë. Rryma nuk ruhet në frigorifer, por ajo blehet sot për nesër gjithandej në Evropë. Termocentralet riparohen me kohë; resurset alternative përgatiten për prodhim – s’mbyllen sikurse i kanë mbyllur sot – e marrëveshjet ndërshtetërore paraprihen kur përballë ke një krizë katastrofike si kjo e ardhmja e jonë, rajonit e më gjërë”, shkruan ai.
Ai shton se në dy vite qeverisje nuk është investuar në asnjë potencial të ri energjetik.
“Në dy vjet qeverisje, asnjë potencial i ri energjetik nuk po merr formë. Projekti i vetëm gjenerues, ai i termocentralit me gaz, është refuzuar në mars 2021. Në vend të prodhimit, bateritë – pra deponimi i energjisë – ka marrë prioritet. Para se të deponosh duhet të prodhosh. Së pari ‘fabrika’ më pas ‘depoja’. Një depo energjetike pa prodhim është investim nga fundi. E ndonëse kishim gjithë pranverën e verën në dispozicion, asnjë masë grumbulluese e resurseve alternative për ngrohje nuk është ndërmarrë. Familjet e goditura me inflacion rekord e me mungesë investimesh kapitale si asnjëherë më parë, as nuk janë paralajmëruar për krizë, e as nuk u janë lehtësuar çmimet e drunjëve, peletit e lëndëve djegëse me kohë. Në shtator, kur vera të mbarojë, një pako e re fiskale do duhej të ishte e gatshme; siç do të duhej të ishin të gatshme subvencionimet dhe koordinimet me institucionet e energjisë”, shtoi ai.
Abdixhiku vijon tutje duke thënë se Qeveria do të arsyetohet duke përmendur “20 vitet e kaluara”
“Asnjë nga këto masa nuk diskutohet në Kosovë sot. Po futemi drejt theqafjes, me një Qeveri që s’ka plan e as ide si të na kapërcejë përtej dimrit më të vështirë ndonjëherë. Ndonëse do t’i bëjë dy vjet pa lënë asnjë shenjë, e edhe me një dimër të vështirë, ata do të shërbehen me arsyetimet e zakonshme tashmë për 20 vjet”, përfundon ai.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/IMG_4130-600x360-1.jpeg)
Të tjera
-
Kurti pas eliminimit të Shqipërisë nga EURO 2024: E ardhmja është premtuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kombëtarja e Shqipërisë ...
-
Rama: Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë
Kryeministri Edi Rama ka shkruar pas humbjes së Shqipërisë nga Spanja. “Ng...
-
Erë e pazakontë në kabinë: Anulohet fluturimi i aeroplanit zviceran me 180 pasagjerë
Afër 180 pasagjerët, sa ishin aty, u bartën në një tjetër lidhje nëpërmjet Gj...
-
Vërshime në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes
Peja po përballet me reshje të mëdha shiu, ashtu sikurse ndodhi mbrëmë në Pri...
-
Arrestohet ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Mbrëmjen e sotme duket se është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës ...
-
Vuçiq i trishton serbët: Pres eskalim të situatës në Evropë dhe botë muajt e ardhshëm
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një adresim për media të hënën në Be...
-
Edhe Papa Françesku në përkrahje të Kombetarës së Shqipërisë
Sot është ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Spanjës, e cila është vend...
-
Raporti i DASH-it: Kosovës i rekomandohet të shqiptojë dënimet e duhura për trafikim me qenie njerëzore
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) publikoi raportin vjetor mbi trafikun ...
-
Osmani i jep zemër Shqipërisë për ndeshjen e sotme ndaj Spanjës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një video në kuadër të ndeshjes...
-
E trishtë: Ky është personi që u gjet i vd ekur brenda veturës në Sllatinë
Gazeta raportoi sot për një rast që ka ndodhur në Sllatinë, ku zyrtarët poli...
-
“S’ka ushtar që fle mirë pas luftës” – Veteranët mbeten pa rehabilitim psiko-social
Një armë, pak fishekë, një shok pranë krahut. Në mes të vitit 1998, Bekim Sha...
-
Lajçak: S’po shkoj askund, jam i fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi dhe përgatitjen e hapave të ardhshëm
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak tha se nuk është a...