Abdixhiku i ashpër ndaj Qeverisë, i kërkon të blejë rrymë qysh tash në Evropë për ta përballuar dimrin
Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 14 August 2022
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë lidhur me mungesën e planeve për përballimin e dimrit, i cili është paralajmëruar të jetë ndër më të vëshitrët ndonjëherë. Numri një i LDK-së thotë se qeveria nuk ka marrë masa të ndihmojë familjet që janë goditur nga inflacioni, duke mos lehtësuar çmimet e drunjëve dhe peletit, teksa shton se në shtator do të duhej të ishte e gatshme një pako e re fiskale.
Abdixhiku në statusin e tij në Facebook thotë se qeveria vetëm po vëzhgon gjendjen në të cilin gjendet vendi. Ai cek edhe një deklaratë të Kurtit ku thoshte se rryma nuk “ruhet në frigorifer”. Abdixhiku thotë se shteti duhet të paraprijë krizës energjietike me marrëveshje të parakohshme me vende tjera për import të rrymës.
“Dimri i këtij viti do të jetë më i rëndi që Kosova ka përjetuar ndonjëherë. Reduktimet e energjisë dhe faturat e shtrenjta do të godisin secilën familje kosovare e secilin biznes – prodhues, tregtar e shërbyes pa dallim. Kjo krizë e re, nuk buron në Kosovë, por përballueshmëria e saj varet vetëm nga politikat e Qeverisë së Kosovës – e cila, ndonëse e paralajmëruar me kohë, vazhdon me kokëfortësi vetëm të vëzhgojë. Rryma nuk ruhet në frigorifer, por ajo blehet sot për nesër gjithandej në Evropë. Termocentralet riparohen me kohë; resurset alternative përgatiten për prodhim – s’mbyllen sikurse i kanë mbyllur sot – e marrëveshjet ndërshtetërore paraprihen kur përballë ke një krizë katastrofike si kjo e ardhmja e jonë, rajonit e më gjërë”, shkruan ai.
Ai shton se në dy vite qeverisje nuk është investuar në asnjë potencial të ri energjetik.
“Në dy vjet qeverisje, asnjë potencial i ri energjetik nuk po merr formë. Projekti i vetëm gjenerues, ai i termocentralit me gaz, është refuzuar në mars 2021. Në vend të prodhimit, bateritë – pra deponimi i energjisë – ka marrë prioritet. Para se të deponosh duhet të prodhosh. Së pari ‘fabrika’ më pas ‘depoja’. Një depo energjetike pa prodhim është investim nga fundi. E ndonëse kishim gjithë pranverën e verën në dispozicion, asnjë masë grumbulluese e resurseve alternative për ngrohje nuk është ndërmarrë. Familjet e goditura me inflacion rekord e me mungesë investimesh kapitale si asnjëherë më parë, as nuk janë paralajmëruar për krizë, e as nuk u janë lehtësuar çmimet e drunjëve, peletit e lëndëve djegëse me kohë. Në shtator, kur vera të mbarojë, një pako e re fiskale do duhej të ishte e gatshme; siç do të duhej të ishin të gatshme subvencionimet dhe koordinimet me institucionet e energjisë”, shtoi ai.
Abdixhiku vijon tutje duke thënë se Qeveria do të arsyetohet duke përmendur “20 vitet e kaluara”
“Asnjë nga këto masa nuk diskutohet në Kosovë sot. Po futemi drejt theqafjes, me një Qeveri që s’ka plan e as ide si të na kapërcejë përtej dimrit më të vështirë ndonjëherë. Ndonëse do t’i bëjë dy vjet pa lënë asnjë shenjë, e edhe me një dimër të vështirë, ata do të shërbehen me arsyetimet e zakonshme tashmë për 20 vjet”, përfundon ai.
Të tjera
-
Fjalimet e fuqishme të Besnik Tahirit në KE: Ne jemi pjesë e Evropës dhe së bashku luftojmë propagandën ruse dhe serbe
Për tre vite me radhë në këtë legjislaturë, deputeti dhe kandidati për depute...
-
Policia jep detajet e fundit për gjụajtet me ạrmë në Pejë
Një gjuajtje me armë ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Rast...
-
Tahiri: Kemi me dal fituese në zgjedhje, kjo qeveri është mashtruese!
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi dhe depute...
-
Krasniqi: Rexhep Selimi e kishte rolin e inspektorit gjeneral të UÇK-së
Dëshmitari Naser Krasniqi deklaroi të mërkurën se Rexhep Selimi kishte rolin ...
-
‘Kritika ime ndaj Trump ka qenë e gabuar’, thotë i zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasador në SHBA
I zgjedhuri i Mbretërisë së Bashkuar për ambasadorin e ardhshëm në SHBA, Lord...
-
Të premten këto lagje në kryeqytet mbesin pa ujë
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në dy lagje ...
-
Gjụatje me ạrmë në Pejë
Para pak minutave ka pasur të shtëna me armë zjarrin në qytetin e Pejës. N...
-
17 mijë e 500 euro gjobë ndaj zyrtarit komunal të Ferizajt dhe një biznesmeni, tre të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Ferizaj, të mërkurën ka shpallë aktgjykim ndaj katër zyr...
-
Xhafer Gashi e Lendita Bekteshi nga Mazgiti i Ulët dhe Mazgitit të Lartë: Qytetarët kanë vendosur për ndryshim
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Ambasada Amerikane njofton institucionet në Shqipëri: Ndërpritet mbështetja dhe fondet pas vendimit të Trump
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë inst...
-
“LDK do të ju mbështesë për të rritur prodhimin” – Deputetja Rrezarta Krasniqi viziton një biznes të suksesshëm në Vushtrri.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Rrezarta Krasniqi, ...
-
Lushtaku nga takimi në Drenas, Klinë e Poshtme dhe Qirez: Populli i Kosovës meriton ma mirë
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...