Lajme

​Abdixhiku homazhe në Prekaz: Nga këtu e rikujtojmë se sa e shenjtë është liria

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 17 February 2024

Në këtë 16 vjetor kujtojmë me përulje dhe ua rikujtojmë vetës se sa e shtrenjtë dhe e shenjtë është liria dhe shtetësia e Kosovës. Kështu tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku derisa bëri homazhe pranë varreve të familjes Jashari, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Abdixhiku tha se në këtë përvjetor të pavarësisë erdhën për të bërë nderimet më të larta, siç e quajti ai në tempullin e lirisë.

Derisa uroi për festën e Pavarësisë së Kosovës, Abdixhiku potencoi se mbi këtë sakrificë, së bashku me aleatët shpresojnë për një të ardhme më të shëndoshë për Kosovën.

-Advertisement-

“Në këtë 16 vjetor të pavarësisë erdhëm të bëjmë nderime më të larta në këtë tempull të lirisë. Për të nderuar sakrificën e Jasharajve, sakrificën e komandantit, Adem Jashari dhe nëpërmjet këtij nderimi, nderojmë gjithë të rënët në përpjekjen çlirimtare për liri, pavarësi dhe demokraci. Në këtë 16 vjetor, ne kujtojmë me përulje dhe rikujtojmë vetën po ashtu se sa e shtrenjtë dhe e shenjtë është liria dhe shtetësia e Kosovës. Prandaj, mbi këtë sakrificë së bashku me ata për një shpresë më të mirë, një të ardhme të shëndoshë i urojë të gjithëve këtë festë të pavarësisë”, tha Abdixhiku.

Përveç të parit të LDK-së, për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ishin krerë të lartë shtetërorë, ministra e qytetarë të shumë nga e gjithë Kosova dhe jashtë saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera