Uncategorized

Abdixhiku flet me raportuesen e Kosovës në PE për dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 28 April 2021

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka mbajtur një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Abdixhiku përmes Twitter-it ka dhënë detaje për këtë takim dhe temat që janë diskutuar.
Shefi i LDK-së tha se me Von Cramon kanë diskutuar për politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme në parti.

Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe pikëpamja e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë dhe dialogun.

Të tjera