Abdixhiku: Festa e Bajramit kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin

Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 02 May 2022
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, tha se kjo festë duhet të rikujtojë se sakrifica dhe vlerat njerëzore ndaj njëri-tjetrit janë të domosdoshme për shoqëri me zhvillim të begatshëm.
“Në këtë feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjërimi, shpreh nderimin për të gjithë ata që kanë kaluar këtë muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, njëkohësisht duke sprovuar veten e me lutje ndaj tij, nën shenjën e mirësisë, sakrificës e përulësisë. Festa e Bajramit kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin që pasi kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë”.
“Prandaj, në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me fat Fitër Bajrami. Kjo festë le të na rikujtojë se sakrifica dhe vlerat njerëzore që na bashkojnë dhe na sigurojnë mirëkuptim e kujdes ndaj njëri tjetrit janë vlera të domosdoshme për një shoqëri me zhvillim të begatshëm e me bekim prej Zoti. Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej muajit të shenjtë e përtej Festës së Bajramit”, ka shkruar Abdixhiku.
Të tjera
-
Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është...
-
Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet të respektojnë shqetësimet e Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë mëngjes se ai pret që aleatët e...
-
Vajza e Hysni Gucatit: Presim brenda 15 ditëve të bëhet ankesa
Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur për KosovaPress pas vendimit të...
-
Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon fajësinë
Një ushtar rus në gjyq për krime lufte në Ukrainë është deklaruar fajtor për ...
-
Plagoset një person në qendër të Klinës
Një person është plagosur me armë zjarri para disa minutave në Klinës. Sip...
-
Krasniqi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Drejtësia herëdokur do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas dëni...
-
VoRAE dënon ashpër përjashtimin e fëmijëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian nga “Festa e Abetarës”
10 nxënës të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian ishin anashkaluar gja...
-
Reagimi i ashpër i djalit të Hysni Gucatit
Sot në Gjykatën Speciale është shpallur vendimi për dy krerët e OVL UÇK-së, N...
-
Edhe kërcënimi me bombë në “Xhevdet Doda” doli alarm i rrejshëm
Një alarm për vendosjen e një mjeti shpërthyes të dyshuar si bombë në hapësir...
-
Hovenier: Duhet punë sistemore për të luftuar dhunën në familje
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se instit...
-
Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit
Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Ko...
-
Momenti kur një person goditet në fytyrë me shufër të peshave në palestrën e fitnesit
Ky është momenti tronditës kur një frekuentues palestrash nga Britania, u sul...