Lajme

Abdixhiku: Ende po e pres përplasjen e parë Vjosa Osmani – Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 27 April 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se presidentja nuk është palë në debatin ditor politik dhe i takon asaj të tregojë unitet.

Abdixhiku thotë se në këto kohë përplasjesh të mëdha idesh, është koha që presidentja Vjosa Osmani të flasë.

“Ende po e pres përplasjen e parë të presidentes me kryeministrin”, tha ai.

-Advertisement-

“Në këtë kohë të temave të mëdha. Ajo duhet të tregojë unitet dhe të flasë. Hajde këto temat e mëdha, po për shëndetësi të paktën, ose për arsim. Pse nuk e ngrit zërin”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera