Abdixhiku, ekzekutivit: Amnistues të Martin Berishaj, rehabilitues të Oliver Ivanoviq – ende në pritje të veprimeve
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 23 January 2023
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar sërish ekzekutivin e vendit duke përmendur ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, dhe ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se skandale janë afera në të cilën përflitet se është i përfshirë Berishaj, dhe deklarata e kryeministrit Albin Kurti në përkujtim të Ivanoviqit në përvjetorin e vdekjes së tij.
“Amnistues të Martin Berishaj. Rehabilitues të Oliver Ivanoviq. Ende në pritje të veprimeve. I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë”.
“I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?”, ka thënë Abdixhiku.
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nga fundjava dimër i vërtetë
Të premten fillimisht mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell, ku...
-
Shtetet e Bashkuara i japin 500 milionë dollarë ndihmë Ukrainës
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mblodhi sot homologët e tij botër...
-
Ndahen mbi 1.7 milionë euro për uniformat e bendit muzikor të FSK-së
Ndahen Mbi 1.7 Milionë Euro për Uniformat e Bendit Muzikor të FSK-së Bendi m...
-
Bolton: Administrata Trump duhet të gjejë një marrëveshje të përhershme dhe të pranueshme për Kosovën dhe Serbinë
Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, që kishte punuar në Shtëpi...
-
Bashkëpunimi për paqe, temë diskutimi mes Jasharit dhe komandantit të Forcave Amerikane për Evropë
Me ftesë të Sekretarit të Mbrojtjes së ShBA-ve, Lloyd Austin, komandanti i FS...
-
Molliqaj: Kurti i përmend oligarkët sa herë do ta ndalojë ndonjë televizion, jo për çfarë duhet përmendur
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vendimin e VV-së për t’i bojk...
-
Hetuesi policor thotë se të akuzuarit tentuan të iknin pas grabitjeve
Prishtinë – Në gjykimin ndaj Arton Sekiraqës, Flamur Mulit, Xhevdet Salihut d...
-
“Shkrijnë akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të buzëqeshur në funeralin e Jimmy Carter
Ndryshe nga çfarë ndodhi në fushatën presidenciale, Donald Trump dhe Barack O...
-
Djẹgia e kontejnerëve në kryeqytet, “Pastrimi” bën thirrje për kujdes në trajtimin e mbeturinave
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në kryeqytet u ka bërë thirrje q...
-
Funerali i Jimmy Carter: Pesë presidentë amerikanë shfaqen në ceremoni
Pesë presidentët e gjallë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë bërë një...
-
Vodhën nga terminali doganor, arrestohen tre burra në Han të Elezit
Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën ...
-
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fortë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se me Bedri Hamzën kryeminis...