Abdixhiku: Ekipi Menaxhues propozoi shtet brenda shtetit, Qeveria i iki përgjegjësisë
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 09 May 2023
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se drafti për Asociacionin i propozuar nga Ekipi Menaxhues është një shtet brenda shtetit. Abdixhiku thotë se një propozim i tillë projekton federalizimin e Kosovës.
Kryetari LDK-së thotë se një organizim i tillë s’ka vend brenda rregullimit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë duhet të refuzohet si bazë negociuese por edhe si ambicie politike, raporton Express.
Sipas Abdixhikut, s’do të ketë Qeveri, parti politike apo njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë.
Ai thotë se ikja nga përgjegjësia sjell dokumente e koncepte të tilla sikurse propozimi për Asociacionin nga Ekipi Menaxhues.
Reagimi i plotë:
SHTET BRENDA SHTETIT
Dokumenti i draft-statutit, i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, e i bërë publik në medie është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi – është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës. Ky draft-statut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë.
Një trup që nxjerrë ligje, menaxhon asete kombëtare, pasuri publike e burime natyrore, një trup që organizon zgjedhje, mbanë referendume e merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës – nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror e kushtetues.
Si i tillë, ai jo vetëm që duhet të refuzohet si bazë negociuese por dhe të refuzohet si ambicie politike. Në Kosovë nuk do të ketë parti, nuk do të ketë qeveri e nuk do të ketë njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë.
Qeveria e Kosovës ndërsa, duhet të marrë pronësinë në procesin vijues. Asociacioni bëhet nga institucionet tona dhe atë vetëm brenda rendit tonë kushtetues. Çdo ikje nga përgjegjësia është dorëzim dhe çdo dorëzim sjellë dokumente e koncepte të tilla; siç ka ndodhur dhe me këtë tani.
Të tjera
-
Bastisen dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq, konfiskohen dokumente e para
Policia e Kosovës ka bastisur sot bastisje në dy objekte të strukturave paral...
-
Çmimet e naftës rriten me 1% në ShBA, shkak ndikimi i uraganit në prodhime
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1 për qind të enjten, duke zgjatur nj...
-
Dyshohet për sṳlm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it, aktivizohet Policia e Prokuroria
Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare sanksionohet me Kodin Penal ...
-
Osmani: Kosova nuk flirton me akterë keqdashës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,në një intervistë për gazetën gjermane Ta...
-
Rasti Banjska, një person po intervistohet në stacionin policor në jug
Një person me inicialet M.R, është aktulisht duke u intervistuar nga Policia ...
-
Lajçak takohet me këshilltarin e Macronit, pritet diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas Prishtinës e ...
-
Orav takohet me përfaqësues të serbëve në veri: Do të punojë që zotimet e Kosovës ndaj komuniteteve të zbatohen
Shefi i ri i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav sot gjatë d...
-
Ajeti e takon Scholzin: Gjermania, një aleat historik dhe tradicional i Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Faruk Ajeti, sot e ka takuar kancelarin gj...
-
Në ditët në vijim priten rrebeshe shiu në Kosovë, por jo dhe vërshime
Në ditët në vijim në Kosovë, priten reshje e shiu e rënie të temperaturave. ...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Një trup i pajetë është gjetur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë. ...
-
Hoxhaj, Lavrovit: Propaganda ruse dhe serbe e ‘spạstrimit etnik’ të serbëve në Kosovë, përpjekje për destabilizim
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj dek...
-
Lavrov: Po tentojnë që serbët t’i dëbojnë në heshtje nga Kosova
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se serbët e Kosovës janë duke...