Abdixhiku e lë derën e hapur të LDK-së për Shpend Ahmetin – Veliu përsërit porosinë që i dërgoi Selmanajt
Autori: Gazeta inFokus
14:05 | 18 Mars 2018
Agim Veliu, Nënkryetar i LDK’së, ka thënë se porosia e tij drejtuar Driton Selamanjt për ardhjen e njerëzve që kanë ikur nga partitë e tjera vlen edhe për deputetët tjerë.
Veliu ka thënë se nuk ka çka t’i shtojë porosisë së tij drejtuar deputetëve dhe zyrtarëve tjerë të LDK’së.
“Krejt çka kam pasë e kam thënë për ato ftesa i kam thënë”, ka deklaruar Veliu, për Express, të dielën.
Pas një ftese të Driton Selmanajt drejtuar Krahut të Molliqajt, Veliu kishte reaguar duke kundërshtuar një ide të tillë. Kishte thënë se në LDK mund të hyjnë ata që pajtohen me politikat e kësaj partie por jo edhe ata që ikur nga foletë e tyre të djegura.
“Bashkimi me filozofinë tonë politike, assesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura”, kishte thënë Veliu.
Deklarata sikur të Selmanajt ka dhënë edhe Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se “janë të hapur për secilën fytyrë publike që mendon sikur LDK-ja”, duke mos e përjashtuar këtu as Shpend Ahmetin.
Megjithëse ka hezituar të përgjigjet, Abdixhiku ka lënë derën e hapur edhe për Shepnd Ahmetin që të shkojë në LDK.“Në qoftë se i ndërron bindjet (Shpend Ahmeti) mundet me qenë…”, ka thënë Abdixhiku, për interaktiv.
“LDK vazhdon t’i ketë dyert e hapura”, ka thënë ai.“Janë të hapur për secilën fytyrë publike që mendon sikur LDK-ja”, ka shtuar ai.Abdixhikut ka folur për Ahmetin në Interaktiv të KTV’së prej minutës 25 deri në minutën e 26.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...






























