Lajme

Abdixhiku e lavdëron FSK-në: E njëjtë me ushtrinë e vendeve të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 24 March 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, seancën e veçantë për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e ka nisur me falënderime ndaj ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Abdixhiku tha se është humbje e madhe për Kosovën vdekja e ish-sekretares amerikane.

Tutje ai tha se 24 marsi i 99 shënon një momentum të ri për Kosovën e përpjekën për liri.

-Advertisement-

“Kjo datë është festë për ne dhe gjeneratat e tashme e ta ardhmen qe po vijnë duhet ta kujtojmë këtë datë si festë. Sot pas 23 vite të intervenimit të NATO-s, Kosova është bërë shtet i pavarur dhe sovran. Sot Kosova ka edhe një ushtri që aspiron të jetë e njëjtë me ushtrinë e vendeve të NATO-s”, tha ai.

Abdixhiku tha se dhunimet, vrasjet e masakrat s’mund të merrnin përgjigje tjetër përpos intervenimin NATO-s.Edhe Abdixhiku përmendi agresionin rus në Ukrainë, për të cilin tha se bashkëndjenjë me popullin ukrainas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera