Lajme

Abdixhiku diskuton për kërkesat e “Bechtel- Enka-së”, përmend vdekjen e dy punëtorëve të saj në vendin e punës

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 08 December 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Lumir Abdixhiku në seancën e sotme ka komentuar kërkesat e kompanisë  “Bechtel- Enka” e cila ka fituar tenderin për kryerjen e punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, transmeton Infokusi.com.

Sipas Abdixhiku kërkesa e komapnisë “Bechtel- Enka” për ti paguar 63 milionë euro për qëndrimin e kamionëve të saj  në territorin e Kosovës nuk duhet të pranohet.

“Duhet tu qartësohet qytetarëve se kërkesa e BE nuk është definitive, ajo i kërkon 63 milionë euro por ne nuk duhet të pranojmë” ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar duke përmendur rastet e vdekjes së dy punëtorëve kosovarë të kësaj kompanie në vendin e punës dhe dëmshpërblimeve që kanë dhënë ajo.

“63 milionë euro për qëndrimin e kamionëve në Kosovë, atëherë çmimi që në do tu japim për vdekjen e dy punëtorëve kosovarë në vendin e punës dhe të punëve të tjera të shkelura do të jetë shumë më e madhe” ka përfunduar Abdixhiku.

Kujtojmë që tri ditë më parë Inspektorati i Punës së Kosovës ka shqiptuar masën ndëshkimore prej 7 mijë 500 euro për kompaninë “Bechtel & Enka” në rastin e vdekjes së punëtorit të saj T. T 41 vjeçar në vendin e punës rreth një muaj më parë, shkruan Infokusi.com

Madje zyrtarë të Inspektoratit të Punës kanë thënë se masa ndëshkimore nuk është definitive pasi ajo mund të ndryshojë në  shkallën e dytë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera