Lajme

Abdixhiku dënon sulmin ndaj Valon Sylës: Sulmuesit të vihen para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 12 April 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj gazetarit Valon Syla, ku dhe ka kërkuar dhe angazhimin e institucioneve të rendit për vënien para drejtësisë të sulmuesve, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të LDK-së, Abdixhiku ka quajtur sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, sulm ndaj shoqërisë së lirë dhe demokratike.

“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë – shtylla thelbësore të vet demokracisë. Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë”, ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

Gazetari Valon Syla u sulmua mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit nga tre persona, ku prokuroria ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar hetime intensive për kapjen e tre autorëve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton lidhur me rastin e gazetarit V.S., i cili ka marrë lëndime trupore si pasojë e sulmit fizik nga tre persona, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me Policinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, sipas KPRK-së dhe në vazhdimësi janë duke u zhvilluar hetime në mënyrë intensive, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit e sigurimit të prezencës së të dyshuarve në procedurën penale” thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera