Abdixhiku: Çmimet janë rritur mbi 50% , nuk mund të vazhdohet më kështu – të pranohen propozimet e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus
11:49 | 25 January 2023
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kostoja e jetesës në Kosovë është bërë e papërballueshme. Këtë Abdixhiku, thotë se ia kanë qytetarët në takimet që kishte sot me disa prej tyre.
Abdixhiku thotë se përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%, shkruan Reporteri.net.
Ai potencon se kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka patur asnjëherë, derisa në anën tjetër, Qeveria sipas tij nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për qytetarët.
Abdixhiku ka përsëritur propozimet e LDK-së për heqjen e TVSH-së në produkte bazike, të ulet çdo barrë tatimore dhe pagat të rriten në përputhej me inflacionin.
Ky, thotë ai është plani i LDK-së.
“Këtë mëngjes, në Prishtinë, në njërin nga tregjet e pemëve, perimeve e produkteve bazike, takova qytetarë që na thonë të njëjtën gjë: kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka patur asnjëherë. Pavarësisht kësaj rritjeje, Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë.
Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.
Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”, shkruan Abdixhiku.

Të tjera
-
Momenti ku një familje shpëtohet nga rrënojat pas 40 orësh në Siri
Mes britmash gëzimi dhe duartrokitjesh, ekipet e shpëtimit në veri të Sirisë ...
-
Mehaj ofron ndihmën e FSK-së në Ukrainë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Muja gjatë një takimi me ambasadorët e QUINT-it ...
-
Gazetarja: “Arma” më e madhe që ka sot për sot Kosova dhe si po e dëmton Albin Kurti
Gazetarja Gerta Zaimi tha në emisionin Now në Euronews Albania se Kurti kisht...
-
Diplomati: Të gjitha gabimet e Albin Kurtit që ndihmuan Serbinë
Ish-ambasadori Agim Çejku tha në emisionin Now në Euronews Albania se Albin K...
-
Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropiane të Kosovës e Malit të Zi
Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi, ka pritur në tak...
-
Koloneli shqiptar në Turqi: Na vijnë familjarët me foto të të afërmve të tyre, qajnë dhe na kërkojnë ndihmë
Ekipi shqiptar po punon që prej paradites së sotme në ndihmë të popullit turk...
-
Meksika dërgon në Turqi avionin me qen që shpëtoi shumë jetë në tërmetin e 2017
Meksika po dërgon disa nga qentë e saj të famshëm të kërkimit dhe shpëtimit n...
-
Shefi i EULEX-it: Në veri të Kosovës ka ende vakum sigurie
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë shpreh...
-
Ymeri: Pozicionimi i Kurtit është fals, dialogu do të zgjasë së paku edhe 10 vite
Opinionisiti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti bën analizë ku...
-
Raportohen përsëri lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Nuk ka qetësi për Turqinë. Mediat vendase raportojnë për dy tërmete të tjera ...
-
Lajçak merr mbështetje nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari i posaçëm për dialogun ndërjmet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajç...
-
Pasojat e tërmeteve shumë më katastrofike në Siri sesa në Turqi
Situata në terren pas tërmetit me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë dhe Sirin...