Lajme

Abdixhiku bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferrit

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 07 June 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferri.

Kryetari Abdixhiku vlerëson lartë figurën dhe personalitetin e akademik Ferrit.

“Akademik Rexhep Ferri është ikonë e përjetshme e artit tonë. Ai i përket gjeneratës së artë që vendosen themelet e artit në Kosovë. Vepra e akademik Rexhep Ferri prej pedagogu, e artisti do të mbetet përjetësisht në historinë tonë shqiptare. Ai do të kujtohet përherë si personalitet i jashtëzakonshëm, ndërsa arti i tij do të mbetet udhërrëfyes për breza të tërë.

-Advertisement-

Lavdi jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferri!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera