Lajme

Abbott “bëhet” dardan në takimin lamtumirës me Ademin

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 13 February 2024

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Me këtë rast, kreu i FFK-së shprehu mirënjohje e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që ambasadori ka ofruar për federatën dhe futbollin e Kosovës.

Ai tha se ambasadori Abbott ka qenë një partner i vërtetë në promovimin e vlerave pozitive që futbolli i përfaqëson, derisa mbështetja e tij ka qenë frymëzim për federatën në misionin e saj për gjithëpërfshirje.

-Advertisement-

Në anën tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar tha se në mesin e kujtimeve më të mira nga misioni i tij diplomatik në Kosovë do të mbetet mikpritja e jashtëzakonshme që iu bë Kombëtares së Anglisë, për çka falënderoi edhe një herë FFK-në, tifozët ‘Dardanët’ dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, Ademi i dhuroi ambasadorit Abbott fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe një mirënjohje për bashkëpunimin korrekt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera