Lajme

Abazoviqi vazhdon me diskursin e qeverisë pro-serbe: Karakteri kriminal i Gjunakoviqit ka vdekur sot

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 05 September 2021

Dritan Abazoviqi, zëvendëskryeministër i Qeverisë pro-serbe në Mal të Zi, përveç që ka përkrahur shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë, ka shfrytëzuar edhe hapësirat televizive që të sulmojë kundërshtarët e tij politik.

Abazoviqi në emisionin informativ të televizionit malazez ‘Vijesti’, ka komentuar deklaratat e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, i cili tha se helikopteri me të cilin u bartën Mitropoliti Joanikije dhe Patriarku serb, Porfirije në Podgoricë, i shërben interesave serbo-madhe, përcjell Gazeta Express.

“Nga faktorët e paqes dhe stabilitetit, DPS tani është bërë një grup për bashkësinë ndërkombëtare, i cili përveçse shoqërohet me prapavijë kriminale, tani shoqërohet me ekstremizëm me elemente të terrorizmit”, ka deklaruar ai.

“Ata u shfaqën disi si nismëtarët që ishin më shumë në favor të skenarit që supozohej të kishte pasoja fatale. Ishte një përpjekje për të futur Malin e Zi në destabilizim të përhershëm dhe me elementë shpërbërjeje. Të gjithë janë përgjegjës, nëse ka një të tillë në Zyrën e Prokurorit”, ka shtuar tutje ai.

Të njëjtit gjatë ditës i është publikuar fotografia nga Podgorica, ku është parë zv.kryeministri Abazoviq me krerë të Kishës Serbe.

Të njëjtit gjatë ditës i është publikuar fotografia nga Podgorica, ku është parë zv.kryeministri Abazoviq me krerë të Kishës Serbe.

Abazoviq është shqiptari me detyrën më të lartë shtetërore. Ai është zëvendëskryeministër në qeverinë më proserbe të Malit të Zi, në 30 vjetët e fundit.

Të tjera