Lajme

Abazoviq: Vota e Malit të Zi për Kosovën në KiE nuk ishte kundër Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 03 May 2023

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka folur sot për votën pro që ky vendi i dha Kosovës për të aplikuar për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Abazoviq në Komitetin Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, tha se kjo votë nuk ishte kundër Serbisë.

Ai tha se dyja vendet kanë marrëdhënie të mira, shkruan gazeta malazeze “Vijesti”, përcjell Klankosova.tv

-Advertisement-

“Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera. Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit thotë se një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare. Interesi i Malit të Zi këtu është më i madhi. Ajo reflektohet në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Ne nuk mund të japim një kontribut më të madh në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por mund të jemi miqësorë dhe t’i ftojmë shtetet të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, tha Abazoviq.

“Kam qenë shumë kolegial, kam thënë se do të votojmë për dhe se nuk ka asgjë kundër Serbisë. Ne jemi një vend që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjitha vendet që e kanë njohur, por ne i kuptojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera