Lajme

Abazoviq thotë ​që Mali i Zi do të ketë një sezon rekord turistik

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 31 March 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë që Mali i Zi do të ketë një sezon rekord turistik.

Postimit ia ka bashkangjitur edhe një infografikë.

“Është arritur një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Edhe 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar”.

-Advertisement-

“Të gjithë parametrat tregojnë se ky do të jetë një sezon rekord turistik. Jemi krenarë për rezultatet që kjo Qeveri e Malit të Zi po arrin në çdo hap”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera