Abazoviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën sa më parë
Autori: Gazeta inFokus
23:30 | 13 Prill 2023
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën sa më parë.
Në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi në Ohër, ai tha se ajo ka implikime të mira për të gjithë në rajon.
“Unë e përsëris mendimin tim dhe të qeverisë, por sidomos mendimin tim personal, se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka një implikim jashtëzakonisht të mirë për të gjithë në rajon. E kuptoj se kjo është çështje mes dy shtetesh, dhe ne nuk kemi ambicie për të hyrë aty dhe të përzihemi, dhe as nuk na takon. Vetëm si dikush që është me të vërtet mik, vëlla, kush ia don të mirën, mendoj se do të kishte qenë shumë mirë për t’u arritur marrëveshja përfundimtare. Do të kishte qenë boost i madh për të gjithë”.
Më tej, politikani shqiptar në Mal të Zi tha se Sa më pak kohë që shpenzohet deri te njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, aq më mirë për të gjithë.
“Realiteti është ky (marrëveshja përfundimtare me njohje), vetëm se është në pyetje se si do të arrihet kjo, dhe sa kohë do të shkojë deri në arritjen e marrëveshjes. Sa më pak kohë, aq më mirë, sa më shumë, të gjithë do të jenë më të lodhur. Unë e shoh çka ka qenë në tavolinë, sa kemi mundur të shohim në media e nga kontaktet me ndërkombëtarë, normalisht edhe me përfaqësuesit e të dy palëve. Unë kam takuar edhe kryeministrin e Kosovës në Shkup, kam takuar edhe presidentin e Serbisë, dhe atë që mendoj unë, jam më se i sigurt se kjo formë mund të jetë një hap i madh përpara për me shku drejt një marrëveshjeje ndërkombëtare. Çka i duhet Kosovës? I duhet njohja ndërkombëtare, integrimi në organizata ndërkombëtare. Kjo pra është, dhe ta relaksojë çështjen edhe me Serbinë. Në anën tjetër, normalisht se ndoshta duhet disa të drejta më shumë t’i jepen komunitetit serb në Kosovë. Nuk e shoh as atë problematike, nuk është diçka që nuk ekziston në shtete tjera, por mendoj se aty duhet të gjendet një kompromis minimal dhe të shkohet drejt një përfundimi për të cilin besoj se do të kishte qenë shumë i suksesshëm për të gjithë”, deklaroi Abazoviqi.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
































