Lajme

Abazoviq: Propozimi evropian zgjidhje e mirë, Marrëveshja të zbatohet nga palët

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 27 March 2023

Dritan Abazoviq tha se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë dhe të mbështesë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Kryeministri i Malit të Zi tha se vendi i tij “luan rolin e një pajtuesi” në rajon.

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje dhe jemi të etur të ndihmojmë në çfarëdo mënyre, duke përfshirë mbështetjen logjistike”, tha Abazoviq në një intervistë për The Pavlovic Today, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

-Advertisement-

Kryeministri malazez propozoi gjithashtu që Mali i Zi të presë një raund të ri të mundshëm negociatash midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por besoj se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë, të favorshme për Serbinë dhe Kosovën”, tha Abazoviq.

Ai theksoi se më e rëndësishmja është që marrëveshja të zbatohet.

“Por që të ndodhë kjo, ata duhet t’i përmbahen asaj që kanë rënë dakord”, tha Abazoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera